Bashkimi regjistroi tri fitore të mëdha në kuadër të Grupit J të “FIBA Europe Cup”. E mbylli grupin me nëntë pikë, sa kishin edhe Pallacanestro Reggiana, Dijon Basket dhe Cibona.
Gara ishte shumë e fortë dhe të gjitha katër skuadrat kishin bilanc prej tri fitore e tri humbje. Por, Bashkimi ka pasur koshdallim më të dobët se skuadrat tjera të grupit dhe ka përfunduar i katërti. Pra nuk ka avancuar tutje.
- Reklama -
Nënkampioni i Kosovës debutoi në “FIBA Europe Cup” dhe pati kampanjë të suksesshme.
Tutje prej këtij grupi avancoi Reggiana, që të mërkurën e mposhti Cibonën në Zagreb me rezultat 73:65.
Bashkimi të martën e mposhti Dijonin në Francë. Dijoni mbeti i dyti e Cibona e treta.
- Reklama -
