- Reklama -

Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, 13 shkurti afati i fundit për ratifikim

Kosova rrezikon 90.3 milionë euro nga Banka Botërore po që se marrëveshja nuk ratifikohet në Kuvend deri më 13 shkurt.

Banka Botërore ka konfirmuar për KOHËN se afati i fundit i hyrjes në fuqi për mbështetjen financiare për financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër për Kosovën është 13 shkurti. Kjo mbështetje ishte miratuar nga Banka Botërore më 18 mars të vitit 2024.

- Reklama -

“Mbështetja financiare për Financimin e Politikës Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër për Kosovën, e miratuar nga Banka Botërore më 18 mars 2024, është 90.3 milionë Euro. Afati i fundit i Hyrjes në Fuqi për këtë operacion është 13 shkurt 2026. Marrëveshja e financimit do të shkëputet nëse nuk ratifikohet brenda afatit”, thuhet në përgjigjen që ka ofruar Zyra e Bankës Botërore në Kosovë.

Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ishte për herë të fundit në Kuvend të enjten në seancën e jashtëzakonshme. Aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati thënë se norma e interesit për këtë marrëveshje ka qenë zero për qind për 12 vjet. Ai ka thënë se ka më shumë se një vit që kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend. Kjo seancë dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. E një ditë pas, presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin që prej 9 shkurtit nuk ka arritur ta zgjedhë qeverinë e re.
Presidentja ka caktuar 28 dhjetorin datë të zgjedhjeve të reja. Pra nga data e zgjedhjeve janë afat një muaj e gjysmë për të ratifikuar këtë marrëveshje me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kosova rrezikon të humbë edhe miliona të tjera nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për KOHËN dje, BE-ja ka thënë se pa u ratifikuar marrëveshjet në Kuvend, Kosova s’mund të marrë pagesat e para nga ky plan./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin...

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një...

Rritja historike e çmimit të arit – si po e dëmton dollarin amerikan?

Një çmim historik për asetin më të vjetër të...

BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort