Premisa se deshtimi i zgjedhjes se presidentit do te prodhonte nje zgjidhje politike dhe do ta eliminonte Albin Kurtin nga skena politike eshte nje huqje e madhe. Nje situate e tille vetem sa po e thellon krizen institucionale. Rezultati me i mundshem eshte hyrja ne nje cikel zgjedhjesh te njepasnjeshme, duke kontribuar ne krijimin e perceptimit se Kosova eshte nje demokraci jostabile, me prirje drejt nje shteti te deshtuar qe nuk ka kapacitetin minimal politik per te prodhuar stabilitet institucional.
Iluzioni i rrezimit te Kurtit dhe rreziku i nje krize te zgjatur shteterore – dhurate strategjike per Serbine

Edhe nese zgjedhjet do te mbaheshin ne prill, maj apo qershor, konfigurimi aktual elektoral nuk krijon kushte reale qe opozita te prodhoje nje shumice parlamentare. Nderkohe, mbeshtetja elektorale e Albin Kurtit dhe e Levizjes Vetevendosje mbetet strukturalisht me e forte se ajo e bllokut opozitar, gje qe e ben pak te besueshme nje renie te saj nen pragun prej rreth 50 deputetesh, e aq me pak nen 41 deputete.
Nese procesi zgjedhor shtyhet per korrik ose gusht, pjesemarrja me e larte e diaspores priret ta konsolidoje edhe me tej kete avantazh elektoral te Albin Kurtit.
Ne nje skenar me ekstrem, opozita mund te arrije vetem nje shumice minimale dhe te brishte permes bashkepunimit me Listen Serbe, cka do te prodhonte nje qeveri me legjitimitet te kufizuar dhe jetegjatesi te shkurter.
Ne keto rrethana, probabiliteti qe vendi te rikthehet serish ne zgjedhje te reja drejt fundit te vitit (p.sh., rreth muajit dhjetor) mbetet i larte, duke e shnderruar krizen nga nje mosmarreveshje politike ne nje cikel te zgjatur paqendrueshmerie institucionale dhe duke e traumatizuar qytetarin.
Ne planin strategjik, nje paqendrueshmeri e tille institucionale krijon gjithashtu hapesire te favorshme per nderhyrje destabilizuese nga Serbia. Vakumi politik e institucional dhe polarizimi i brendshem mund te shfrytezohen per intensifikimin e formave te ndryshme te sabotazhit, qofte ne dimensionin hibrid (dezinformim, presion politik dhe instrumentalizim te strukturave paralele), qofte ne forma kinetike permes incidenteve te sigurise ne veri te vendit. Ne kete kuptim, kriza e zgjatur institucionale nuk mbetet vetem problem i funksionimit te brendshem demokratik, por shnderrohet edhe ne nje faktor qe rrit cenueshmerine e shtetit te Kosoves ndaj veprimeve destabilizuese nga jashte.
Shkruan: Ramadan Baraliu
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Zëri i dëshmitarit përballë padrejtësisë

Kush ishin këta dy burra, personalitete historike arbërore- shqiptare?

Grabitja me armë në autostradë, dyshohet se shoferit të postës ia kapën rreth 10 mijë euro

