LAJME

Studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së njihen nga afër me punën e Gjykatës

Studentët e Fakultetit Juridik të UPZ-së njihen nga afër me punën e Gjykatës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 20:52

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe bashkëpunimit institucional, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë zhvilluar një vizitë studimore në Gjykatë, ku janë pritur nga kryetarja Shpresa Emra dhe administratori Ilir Cakaj.

Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e Gjykatës i njoftuan studentët me organizimin dhe funksionimin e institucionit, shërbimet që ofron, si dhe me misionin e tij në funksion të drejtësisë.

Studentët, të udhëhequr nga prodekani Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari dhe asistenti Milot Krasniqi, patën mundësinë të vizitojnë nga afër hapësirat e Gjykatës dhe të njihen me punën e përditshme dhe funksionimin praktik të saj.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e mirë për studentët e Fakultetit Juridik që të thellojnë njohuritë e tyre praktike dhe të kuptojnë më mirë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika