LAJME

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2026, 15:54

Kryesuesja e Komisionit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Sevilay İgci Hapçi, së bashku me anëtarët e këtij komisioni, kanë vizituar disa shkolla të qytetit, me qëllim të vlerësimit nga afër të gjendjes arsimore dhe nevojave të nxënësve nga komunitetet.

Gjatë vizitave, anëtarët e komisionit janë takuar me drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen e nxënësve, si dhe për sfidat me të cilat ata mund të përballen në komunikim dhe në aspektin gjuhësor.

Në takime është diskutuar edhe për sigurimin e materialeve mësimore, si dhe për nevojat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave.

Sipas Komisionit për Komunitete, qëllimi i këtyre vizitave është identifikimi i problemeve në terren dhe adresimi i tyre përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shkollave.

Këto iniciativa synojnë të kontribuojnë në krijimin e mundësive të barabarta dhe në përmirësimin e kushteve arsimore për të gjithë nxënësit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika