Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se 250 studentë përfitues për vitin akademik 2025/2026 do të marrin bursa në vlerë prej 700 eurosh.
Totaj njoftoi se sot, në mënyrë simbolike, janë nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e bursave me disa prej studentëve përfitues. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj.
“Duke mbështetur studentët, investojmë në të ardhmen. Besoj fuqishëm se investimi më i vlefshëm është ai në arsim dhe në rininë tonë”, ka deklaruar Totaj.





