LAJME

“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat

“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 12:55

Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me pagat dhe kushtet e punës. Ata paralajmëruan se protesta do të mbahet sërish sot një javë, në të njëjtën orë dhe vend, duke mos përjashtuar edhe grevën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut Xhelal Jashari tha se kërkojnë dialog me menaxhmentin për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve.

Jashari tha se nëse ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli nuk takohet me sindikatën e punëtorëve të KEK-ut, atëherë Kosova do të jetë në terr.

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhmi Llumnica tha se përmes kësaj protestës ata po shprehin pakënaqësitë e tyre.

Ndërsa Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat e punëtorëve të KEK-ut./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika