LAJME

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2026, 11:51

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë zhvilluar më 22 dhe 23 shtator aktivitete profesionale në kuadër të zbatimit të Procedurave Standarde Operative (PSO) të Infermierisë.

Gjatë takimeve me drejtuesit dhe stafin infermieror u diskutua për zbatimin praktik të PSO-ve, dokumentimin e procedurave dhe sfidat e hasura në punën e përditshme.

Aktivitetet u udhëhoqën nga drejtues të Divizionit të Infermierisë dhe profesionistë të fushës, ndërsa drejtori ekzekutiv i spitalit, MSc. Osman Hajdari, shprehu mbështetjen institucionale për procesin e standardizimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Në vijim, secili shërbim infermieror do të përcaktojë procedurat prioritare, do të vlerësojë zbatimin dhe dokumentimin e tyre dhe do të identifikojë nevojat për përmirësim.

Procesi synon të rrisë cilësinë e kujdesit infermieror dhe sigurinë e pacientëve, përmes një cikli të vazhdueshëm të zbatimit, vlerësimit dhe përmirësimit të praktikave profesionale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika