LAJME

FC Liria mposht FC Besën e Pejës 2:0 dhe vazhdon kryesimin në Ligën e Parë

FC Liria mposht FC Besën e Pejës 2:0 dhe vazhdon kryesimin në Ligën e Parë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2026, 16:08

FC Liria ka shënuar fitore në shtëpi ndaj FC Besës së Pejës, me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra prizrenase kaloi në epërsi në pjesën e parë, pas një autogoli të futbollistëve të Besës, ndërsa fitoren e Lirisë e vulosi Drin Ymeri, i cili shënoi golin e dytë në pjesën e dytë të takimit.

Me këtë fitore, Liria ka arritur në kuotën e 35 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Ligës së Parë. Në vendin e dytë renditet Prishtina e Re me 32 pikë, ndërsa skuadra e vendit të tretë ka 26 pikë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika