Kryetari i SHKA-së “Malësori”, Haziz Hodaj, ka reaguar lidhur me organizimin e manifestimit “Darka e Bereqetit Hasjan”, i njohur edhe si “Darka e Lamës”, i cili u mbajt sot në Gjonaj në një atmosferë të heshtur, pas dy rasteve tragjike që kanë ndodhur brenda një jave në këtë fshat.
Hodaj ka bërë të ditur se, ndonëse të gjitha përgatitjet për manifestimin kishin përfunduar dhe organizimi nuk mund të shtyhej, në shenjë respekti dhe solidariteti me familjet e prekura ishte marrë vendim që të anulohej tërësisht pjesa artistike e programit.





