LAJME

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2026, 18:35

Me rastin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës së rreshterit Afrim Bunjaku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nderuar 11 zyrtarë policorë me Medalje për Shpëtim Jete.

Sipas Sveçlës, këto medalje u ndanë si shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga zyrtarët policorë në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Sveçla ka kujtuar edhe figurën e rreshterit Afrim Bunjaku, duke theksuar se përkushtimi i tij ndaj detyrës do të vazhdojë të jetë pjesë e misionit të Policisë së Kosovës.

“Në shënim të trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Rreshterit Afrim Bunjaku, sot ndava Medalje për Shpëtim Jete për 11 zyrtarë policorë, në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë. Rruga që Afrimit iu ndërpre padrejtësisht do të vazhdojë ndër breza të Policisë së Kosovës, përmes përkushtimit të çdo zyrtari policor në shërbim të qytetarëve, ligjit dhe tërësisë territoriale të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika