LAJME

Totaj: Komunat ende pa qasje në buxhetin e vitit 2026

Totaj: Komunat ende pa qasje në buxhetin e vitit 2026
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 10:02

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar lidhur me vonesën në vënien në dispozicion të buxhetit të vitit 2026 për komunat, pavarësisht se ai tashmë është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe dekretuar nga Presidenca e Kosovës.

Sipas Totajt, edhe pse vendi ndodhet në mes të muajit mars, komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin për shfrytëzim.

Ai ka shprehur shqetësimin se kjo situatë mund të ndikojë negativisht në funksionimin normal të financave komunale.

Totaj ka theksuar gjithashtu se dyshohet që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të ketë ndarë në pritje rreth 100 milionë euro nga buxheti i komunave për ekzekutimin e pagesave përmbarimore.

Sipas tij, një veprim i tillë mund të sjellë çrregullim në funksionimin e buxheteve komunale dhe në realizimin e projekteve të planifikuara nga komunat.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika