LAJME

Iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren

Iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2026, 15:12

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren përmes një njoftimi ka theksuar se me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“Nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga i viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro”.

“Në pamundësi për të përballuar dhe kthyer borxhin, hynë edhe viktima e dytë B.B., që merr para nga të pandehurit për t’i ndihmuar viktimës së parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., nga viktimat, për shkak të grumbullimit të kamatave, kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Për të siguruar këtë shumë, të pandehurit kërkojnë nga viktima B.Ç., që në emër të kamatave t’u kalojnë në pronësi lokale 2 (dy) lokale afariste dhe 1 (një) shtëpi, me vlerë të përgjithshme rreth 1 (një) milion euro’.

“Të pandehurit E.K., dhe A.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përdorin forcë duke i rrahur dhe kanosur viktimat, me ç’rast e detyrojnë viktimën B.Ç., që më datë 11.03.2026 së bashku me nënën e tij të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo në aplikim të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika