KB Bashkimi ka njoftuar tifozët se biletat për përballjen e shumëpritur mes tyre dhe Vëllaznimit do të dalin në shitje nesër (e enjte), duke filluar nga ora 15:00.
Shitja e biletave do të bëhet para palestrës “Sezai Surroi”.
Sipas njoftimit, maksimumi i lejuar është katër bileta për person, ndërsa një biletë vlen vetëm për një hyrje.





