LAJME

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i ri i KPK-së, Dardan Vuniqi Zëvendëskryesues

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i ri i KPK-së, Dardan Vuniqi Zëvendëskryesues
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2026, 15:51

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka zgjedhur Arian Gashin si Kryesues të ri të këtij institucioni, gjatë takimit të jashtëzakonshëm të 288-të të mbajtur në Prishtinë.

Gashi, i cili është anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, u zgjodh me shumicë votash pas prezantimit të programit të tij para anëtarëve të Këshillit. Ai theksoi se gjatë mandatit do të angazhohet për forcimin e rolit institucional të KPK-së dhe zhvillimin e mëtejmë të sistemit prokurorial në Kosovë.

Pas zgjedhjes, Gashi dha dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, dorëheqje e cila u miratua njëzëri nga anëtarët.

Në të njëjtën mbledhje, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi u zgjodh Zëvendëskryesues i KPK-së me votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit. Mandatet e tyre fillojnë nga dita e zgjedhjes dhe zgjasin deri në përfundimin e mandatit si anëtarë të KPK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika