LAJME

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Mars 2026, 17:39

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun prestigjioz Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Austri.

 

Në finale ajo është përballur me brazilianen Rafaela Silva, nga e cila është mposhtur me yuko, duke u renditur kështu në vendin e dytë.

Fazliu ka qenë e lirë në xhiron e parë të garës. Në xhiron e dytë ajo ka shënuar fitore bindëse me ippon ndaj sllovenes Leila Mazouzi.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare e ka mposhtur me waza-ari kroaten Nina Cvjetko.

Fazliu e ka siguruar finalen pasi në gjysmëfinale triumfoi me ippon ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika