Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka vizituar kompaninë ABI Progres në Krushë të Vogël, ku u takua me pronarin e saj, Irfan Fusha, në ambientet e fabrikës.
Rafuna viziton ABI Progres në Krushë të Vogël, vlerëson kontributin e kompanisë në ekonomi dhe eksporte

Gjatë vizitës, Rafuna shprehu vlerësim për punën dhe arritjet e kompanisë, duke theksuar gamën e gjerë të produkteve të ABI Progres, të cilat eksportohen në rajon dhe në Evropë. Ai theksoi se cilësia e produkteve të kësaj kompanie e bën atë një “ambasador” të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Rafuna gjithashtu falënderoi kompaninë për kontributin dhe mbështetjen ndaj OEK-së, duke vlerësuar ABI Progres si një nga kompanitë më të suksesshme në vend, me shumë shpërblime për eksport, kontribut të lartë fiskal dhe si një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Damkës për korrupsion

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i ri i KPK-së, Dardan Vuniqi Zëvendëskryesues

