LAJME

Reshjet e para të borës në Prevallë dhe Rugovë, Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes në trafik

Reshjet e para të borës në Prevallë dhe Rugovë, Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2026, 23:20

Reshjet e para të borës kanë filluar në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica.

Sipas Ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja në rrugë.

Ndërkohë, shoferëve u rikujtohet se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars. Po ashtu, rekomandohet kontrollimi i gomave para nisjes, përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike, mbajtja e distancës së sigurisë dhe shmangia e frenimit të menjëhershëm.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika