Sporti Shkollor në Prizren ka organizuar për herë të parë garat tradicionale të volejbollit për mësimdhënëse, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Në këtë aktivitet morën pjesë ekipet e Gjimnazit “Remzi Ademaj”, SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Mazrrek, si dhe përfaqësueset e Drejtorisë Komunale të Arsimit.





