Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj ka pësuar lëndim gjatë një stërvitjeje ushtarake, mirëpo gjendja e tij shëndetësore është stabile.Sipas FSK-së, rasti ka ndodhur më 23.11.2026, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
“Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile. Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale.” – thuhet në njoftimin e FSK-së, më 24.11.2026.





