LAJME

Dëmtohet infrastruktura nëntokësore energjetike e KEDS në Prizren nga një kompani ndërtimi, konsumatorët mbesin pa furnizim me energji

Dëmtohet infrastruktura nëntokësore energjetike e KEDS në Prizren nga një kompani ndërtimi, konsumatorët mbesin pa furnizim me energji
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2026, 09:59

KEDS njofton konsumatorët se në Prizren, në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen “Dardania”, si rezultat i punimeve që një kompani private ndërtimi ishte duke i realizuar, ka dëmtuar kabllot nëntokësore që furnizojnë daljen 10 kV Dardania dhe daljen 10 kV Ushtria e Kosovës, me ç’rast konsumatorët që furnizohen nga këto dy linja kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e tyre nga ekipet tona në terren.

Lidhur me rastin, janë njoftuar edhe organet e Policisë.

Kjo nuk është hera e parë që palët e treta gjatë punimeve të tyre dëmtojnë infrastrukturën energjetike duke i lënë konsumatorët tanë pa rrymë, për çka KEDS do të ndërmarr hapa ligjor ndaj punëkryerësve të tillë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika