LAJME

Bashkimi distancohet nga huliganizmi, dënohet tre mijë euro dhe tri ndeshje pa shikues

Bashkimi distancohet nga huliganizmi, dënohet tre mijë euro dhe tri ndeshje pa shikues
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2026, 20:05

Klubi basketbollistik Bashkimi përmes një njoftim në facebook ka njoftuar se është gjobitur pas incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen me GO+ Pejën.

Bashkimi u distancua nga veprimet e disa personave për të cilat thanë se nuk përfaqësojnë vlerat e klubit.

“Në ndeshjen e fundit ndaj KB GO+Peja, për fat të keq, disa individë të papërgjegjshëm (3–4 persona) hodhën shkrepësa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe një lojtar i skuadrës mysafire. Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojnë klubin dhe qytetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e Bashkimit.

Klubi Bashkimi gjithashtu ka njoftuar se ka marrë dënim prej 3,200 euro dhe tri ndeshje pa praninë e tifozëve në palestër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika