LAJME

Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2026, 07:39

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 14 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2030 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 10 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje dënimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika