LAJME

Të dielën mot me diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

Të dielën mot me diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2026, 23:06

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së diel moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në disa pjesë të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi të lehtë, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika