LAJME

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2026, 16:21

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur sot rreth orës 12:50 në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”.

Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë për ta vënë situatën nën kontroll. Gjatë përleshjes, dyshohet se njëri nga personat kishte në posedim armë zjarri, ndërsa një tjetër një thikë.

Gjatë ndërhyrjes, zyrtari policor ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë, ndërsa ka arritur ta neutralizojë situatën. Në vendngjarje janë sekuestruar arma e zjarrit dhe thika. Me arritjen e njësive policore, katër të dyshuarit janë arrestuar.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika