LAJME

Në Cyrih protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Cyrih protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2026, 14:35

Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimi me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër. 

Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.

Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Cyrihut.

Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera evropiane ku ka diasporë shqiptare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika