LAJME

Gzim Selmani përballet sonte me Reece Heerin në Glasgow, synon fitoren e radhës në BKFC

Gzim Selmani përballet sonte me Reece Heerin në Glasgow, synon fitoren e radhës në BKFC
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2026, 09:29

Luftëtar shqiptar i boksit pa doreza (BKFC) Gzim Selmani, i njohur me nofkën “The Albanian Psycho”, do të ngjitet sonte në ring në Glasgow të Skocisë, ku do të përballet me britanikun Reece Heer në kuadër të eventit BKFC 96.

Sipas kalendarit zyrtar të organizatorëve, përballja zhvillohet në kategorinë e rëndë (Heavyweight), në palestrën “OVO Hydro”, ku BKFC organizon për herë të parë një event në Skoci.

Selmani vjen në këtë përballje pas debutimit të suksesshëm në BKFC, më 14 mars të këtij viti, kur mposhti Daniel Curtinin me ndërprerje në raundin e dytë. Ai ka bilanc prej një fitoreje dhe asnjë humbjeje në këtë organizatë.

I njohur edhe për karrierën e tij në WWE, ku garoi me emrin Rezar si pjesë e ekipit “Authors of Pain”, Selmani tashmë po ndërton karrierën në sportin e ndeshjeve me grushte pa doreza.

Në prag të përballjes, Selmani ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se synon fitoren dhe ngritjen e flamurit shqiptar.

“Fjalët mbarun, tash osht koha me fol grushtat!”, ka shkruar ai.

Përballja Selmani–Heer është pjesë e programit kryesor të BKFC 96, që nis sonte në Glasgow.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika