LAJME

Djali i Anton Qunit jep betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Djali i Anton Qunit jep betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 19:25

Driton Quni, djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Prizreni dhe ish-komandantit të UÇK-së, Anton Quni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Anton Quni përmes një postimi, ku ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për këtë arritje të të birit.

Në urimin e tij, Quni ka theksuar se beson që disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup që Dritoni do të fitojë gjatë shërbimit ushtarak do t’ia forcojnë edhe më shumë karakterin për t’u përballur me sfidat e jetës.

Ai ka theksuar gjithashtu se, pavarësisht uniformës së ushtrisë kroate që do të bartë, Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare.

Në fund, Anton Quni i ka uruar të birit shërbim të mbarë dhe me faqe të bardhë, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: Zoti të ruajtë!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika