LAJME

Humb jetën një 22 vjeçar në Gjonaj, aksident fatal me motoçikletë

Humb jetën një 22 vjeçar në Gjonaj, aksident fatal me motoçikletë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 18:31

Sot, më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.

Njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe, me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një person të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., mashkull, 22 vjeç.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Forenzikës Rajonale.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes” dhe të procedohet për hetime të mëtejshme.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika