Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit po vazhdon punimet për ndërtimin e një parku të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, në këtë lokacion tashmë është krijuar një hapësirë e gjelbër dhe e pastër, e cila pas përfundimit të punimeve do të shërbejë për pushim dhe rekreacion.





