LAJME

Bixhoz në Suharekë dhe Dragash, Prokuroria kërkon paraburgimin e 15 të dyshuarve

Bixhoz në Suharekë dhe Dragash, Prokuroria kërkon paraburgimin e 15 të dyshuarve
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 14:58

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 personave, të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës të zhvilluar në Suharekë, Dragash dhe Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Prokurorisë, Fitore Mehmeti.

Sipas Prokurorisë janë parashtruar gjithsej dhjetë kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 15 personave, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Si dhe  ndaj pesë prej të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesat për paraburgim janë parashtruar pas vlerësimit të rrethanave dhe provave të rastit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika