LAJME

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 13:53

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta diplomatike, ndërsa vizita e presidentit kroat pritet të zhvillohet më 10 dhjetor.

Milanoviq e kishte vizituar Kosovën për herë të fundit më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2021, në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, me ftesë të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai ishte takuar me ish-presidenten Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu, kishte vizituar Janjevën dhe pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë, si dhe ushtarët kroatë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Në atë kohë, Milanoviq kishte shprehur mbështetjen e Kroacisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kishte theksuar se do të angazhohej për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika