Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të marrë në Hagë.
Hamza në një postim ë rrjete sociale ka shkruar se gjatë vizitës u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij, duke theksuar se ato nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë.
Ai gjithashtu ka shkruar se dhimbja e familjeve është edhe dhimbje e popullit të Kosovës, ndërsa u shpreh krenar për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën për liri.





