EKONOMI

Ari në rekord historik, çmimi vazhdon të ngjitet pa ndalur

Ari në rekord historik, çmimi vazhdon të ngjitet pa ndalur
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2026, 21:00

Çmimi i arit vazhdon të lëvizë në nivele të larta në tregjet globale, me metalin e çmuar që mbetet një nga investimet më të sigurta në kohë pasigurie ekonomike. Sipas të dhënave më të fundit të tregut, një gram ar i pastër (24 karat) aktualisht shitet për rreth 144 euro, ndërsa çmimet e lidhjeve të tjera janë pak më të ulëta.

Kështu, ari 22 karat kushton rreth 132 euro për gram, ari 21 karat rreth 126 euro, ndërsa ari 18 karat kushton afërsisht 108 euro për gram. Çmimet mund të ndryshojnë në varësi të tregut, kurseve të këmbimit dhe marzheve të argjendarëve.  Megjithatë, në bursat botërore, një ons ar (rreth 31.1 gramë) shitet për më shumë se 4,473 euro , gjë që është një tregues se interesi për metalin e çmuar mbetet i fortë.

Analistët ekonomikë theksojnë se rritja e fundit e çmimit të arit është rezultat i inflacionit në rritje, paqëndrueshmërisë në tregjet financiare dhe tensioneve gjeopolitike, të cilat po i inkurajojnë investitorët të ridrejtojnë kapitalin drejt asete më të sigurta.

Sipas ekspertëve, nëse pasiguria ekonomike globale vazhdon, ari mund ta ruajë ose edhe ta rrisë vlerën e tij gjatë gjithë vitit 2026.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika