LAJME

Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend

Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 17:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

U diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Presidentja theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika