Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, me datë 11.03.2026, gjatë hetimit të një rasti të dyshuar për fajde, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.
Siç bën të ditur Policia, gjatë bastisjes, hetuesit e nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda – Prishtinë kanë hasur në një pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ekipi i krim-teknikës dhe hetuesit kujdestar të Stacionit Policor Prizren.






