LAJME

Heqja e fusnotës, Haxhiu: Kosova për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare

Heqja e fusnotës, Haxhiu: Kosova për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2026, 11:56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi i fusnotës krahas emrit të Kosovës, si Kosovo.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar.

“Vendimi i Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit tonë, pra si ‘Kosovo’, është një zhvillim shumë i mirë dhe i shumëpritur. Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare” – ka shkruar Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika