LAJME

Aksioni në veri lidhet me vrasjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it më 2013

Aksioni në veri lidhet me vrasjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it më 2013
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Tetor 2025, 12:55

Koha mëson nga burimet e saj se aksioni i Prokurorisë Speciale në Zveçan e Zubin-Potok lidhet me vrasjen e zyrtarit doganor lituanez të EULEX-it Audrius Shenaviçius.

Doganieri i EULEX-it, Shenaviçius, u qëllua në Ballaban të Zveçanit më 19 shtator 2013 në orët e para të mëngjesit dhe vdiq gjatë trajtimit spitalor.

EULEX-i ka publikuar shpërblime të ndryshme për çfarëdo informate që çon te zbardhja e vrasjes së pjesëtarit të saj. Për herë të fundit në 12 vjetorit e vrasjes së tij, EULEX-i i ofroi 82,000 euro për një informatë të këtillë.

Në vitin 2013, misioni i BE-së ofronte 27,500 euro shpërblim për ata që ndihmonin në zbardhjen e rastit. EULEX-i e përkujton për çdo vit vdekjen e pjesëtarit të saj i cili ishte duke shkuar në vendin e punës në pikë kufitare në momentin kur u qëllua me armë zjarri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika