Këngëtari prizrenas, Ideal Çoçaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “N’Prizren ma t’bukurin vend”, një këngë që tashmë po konsiderohet si hiti i kësaj vere.
Kjo këngë është një pasqyrim i veçantë për qytetin e lashtë dhe me elemente të traditës prizrenase duke theksuar “Me pi ujë në shatervan bëhesh dhëndërr i Prizrenit”, dhe me një melodi të këndshme e vargje të mbushura me dashuri.
Kënga e cila është publikuar ditë më pare është pëlqyer nga publiku duke marrë edhe mijra klikime në platforma online, qe në ditët e para.




