Në prag të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka dhuruar një aparat ultrazëri për Spitalin e Kukësit, në vlerë prej 15 mijë eurosh, i cili do të shërbejë për nevojat e pacientëve të këtij institucioni shëndetësor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetet sociale pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, i cili ka theksuar se ky donacion është shenjë mirënjohjeje për kujdesin dhe humanizmin që banorët e Kukësit treguan ndaj pacientëve nga Kosova gjatë vitit 1999.






