Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës në Prishtinë u mbajt një manifestim. Me këtë rast Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.
Gjatë ceremonisë, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.





