LAJME

Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore për transport

Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore për transport
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2026, 14:56

Ministria e Arsimit ka publikuar thirrjen për mbështetje për studentët përmes bursës së mobilitetit, që nënkupton mbështetje në formë pagese për transport, varësisht nga distanca prej shtëpisë dhe Universitetit.

Për studentët të cilët jetojnë 20 kilometra në distancë, subvencionimi do të jetë prej 30 eurosh.

Për studentët në distancën nga 21 deri në 50 kilometra, mbështetja do të jetë 50 euro, si dhe 70 euro subvencionim për studentët për distancat mbi 50 kilometra.

Siç bëhet e ditur në këtë thirrje, të drejtë aplikimi për këtë bursë kanë të gjithë studentët të cilët janë në nivelin Bachelor të studimeve, qoftë në institucione publike apo private, të akredituara në Kosovë.

Tutje si kriter është edhe që studentët të jenë duke ndjekur semestrin akademik për herë të parë dhe të mos kenë vit të përsëritur; si dhe të ardhurat familjare të jenë jo më të larta se 12 mijë euro bruto në vit.

“Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesës mujore sipas kalendarit akademik, si në vijim: 30 euro për distancat deri në 20 kilometra; 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra; si dhe 70 euro për distancat mbi 50 kilometra. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor në institucionet publike dhe private të akredituara në Republikën e Kosovës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në thirrje”, thuhet në njoftimin për këtë thirrje.

Aplikimi do të jetë i hapur nga sot 26.11.2026, deri më 10 dhjetor. 

Mund të aplikoni KËTU

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika