Më shumë se 60 për qind e qytetarëve serbë do të votonin kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian nëse një gjë e tillë do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.
Sipas një sondazhi të Institutit të Shkencave Sociale të Serbisë, përcjell nga “Yahoonews”, 60.2 për qind e të anketuarve thanë se do ta kundërshtonin anëtarësimin në BE nëse Serbia do të duhej ta njihte Kosovën si pjesë të procesit.
Nëse njohja e Kosovës nuk do të ishte kusht, 48.3 për qind e të anketuarve do ta mbështesnin integrimin evropian të Serbisë, ndërsa 35 për qind do të ishin kundër. 12.6 për qind thanë se janë të pavendosur.






