LAJME

Nuk miratohen Rezoluta për mungesën e barnave e ajo për energjinë elektrike

Nuk miratohen Rezoluta për mungesën e barnave e ajo për energjinë elektrike
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2026, 12:17

Të enjten në vazhdimin e seancës nuk ka kaluar rezoluta nga interpelanca e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e zhvilluar ditë më parë dhe e ftuar e cila u ftua pas vdekjes së një pacienteje me kancer së cilës i mungonte një bar nga terapia.

Gjithashtu nuk është votuar as rezoluta nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike.

Për rezolutën e parë kanë votuar vetëm 27 deputetë, ndërkohë kundër kanë votuar 49. 

Ndërkohë për të dytën 27 deputetë kanë votuar për dhe 51 kanë qenë kundër./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika