Një qytetar ka ngritur shqetësimin për praninë e madhe të qenve endacakë në rrugën “Ahmet Prishtina”, pranë shkollës “Gani Saramati” në Prizren, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente.
Sipas qytetarit, në këtë zonë, veçanërisht pranë shkollës dhe në pjesën e poshtme të saj, çdo natë qarkullojnë rreth 20 qen endacakë, duke krijuar pasiguri dhe frikë te banorët.
Ai thotë se situata është bërë shqetësuese deri në atë masë sa banorët po hezitojnë të dalin nga shtëpitë e tyre, madje edhe për të shkuar në market.





