LAJME

KRU “Gjakova” vazhdon shkyçjet në rajonin e Prizrenit, borxhet tejkalonin shumën 2 mijë euro

KRU “Gjakova” vazhdon shkyçjet në rajonin e Prizrenit, borxhet tejkalonin shumën 2 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2026, 21:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka vazhduar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të kompanisë, Ekipi i Shkyçjes dhe Kontrollit i Njësisë Operative në Prizren ka shkyçur disa konsumatorë, të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se borxhet e konsumatorëve të shkyçur tejkalojnë shumën prej 2 mijë eurosh.

Kompania ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet financiare me kohë.

Në njoftim thuhet se kompania nuk do të tolerojë mospërmbushjen e obligimeve financiare nga konsumatorët.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika