LAJME

Presidentja Vjosa Osmani bënë iftar në Prizren

Presidentja Vjosa Osmani bënë iftar në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2026, 22:38
Presidentja Vjosa Osmani bënë iftar në Prizren
 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar pasditen e sotme në Prizren, ku ishte e pranishme në një iftar.
 
Lajmin e ka bërë të ditur hoxha Behar Mjekqi përmes një postimi, ku ka treguar se me ftesë të presidentes ishte pjesë e ndejës së bashku me profesorin Xhafer Tahiri.
 
“Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, bashkë edhe me mikun tim Prof. Xhafer Tahiri, kaluam çaste shumë të mira së bashku në Prizren”, ka shkruar Mjekqi.
 
Ai gjithashtu ka shprehur një mesazh urimi, duke thënë: “Zot, ruaje vendin tonë dhe shqiptarët nga çdo e keqe! Amin. Faleminderit zonja Presidente.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika