Këngëtari i ri prizrenas, Brahim Osmanaj, i njohur me emrin artistik LT’Braa, së fundmi ka lansuar këngën e tij më të re “Fjalët e zemrës”.
Në tekstin e këngës që është shkruar nga vetë i riu, Brahimi flet për padrejtësitë që po u bëhen ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët sot po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.
- Reklama -
Ai e ka cilësuar Kosovën si “biznes të politikës”, duke theksuar se kontributi i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, ku ra dëshmor edhe xhaxhai tij, nuk po vlerësohet sa duhet, dhe se shpresat e rinisë për një të ardhme më të mirë në këtë vend po shuhen çdo ditë e më shumë.
Për realizimin e këngës është përkujdesur studio Vizion Record dhe për realizimin e videoklipit Directed Valone.
- Reklama -