Bendi General Gramophone, në bashkëpunim me këngëtaren Alma Bektashi, ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Flokët”.
Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga Shpend Lleshi, ndërsa orkestrimi dhe aranzhimi mbajnë firmën e Rinor Ukimeri.
“Flokët” vjen si një rrëfim muzikor (storyteller), i cili sjell historinë e disa të rinjve, muzikantë të skenës rock, të moshës 18-vjeçare, të cilët prenë flokët dhe iu bashkuan luftës për liri gjatë viteve 1998–1999.
Projekti është realizuar në frymën e zhanrit funky-blues, duke ndërthurur elemente të muzikës moderne me një histori të frymëzuar nga periudha e luftës, përmes një interpretimi me karakter emocional dhe artistik.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.