Këngëtari prizrenas Xhafer Ahmetaj ka publikuar një këngë kushtuar heroit të luftës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.
Kënga, e interpretuar me mjeshtëri nga Ahmetaj, i dedikohet figurës dhe simbolit të çlirimit të Prizrenit, Komandant Drinit, duke sjellë përmes muzikës kujtimin dhe respektin për kontributin e tij.
Tekstin e këngës e ka shkruar Hamit Kastrati, ndërsa muzikën e ka realizuar vetë Xhafer Ahmetaj. Projekti muzikor është incizuar në studion e Enver Ibrahimi, ndërsa videoklipi është realizuar nga Fitim Sopjani. Në këtë projekt ka kontribuar edhe Imer Hajdari me interpretimin në kavall.
Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.